Franca dhe Portugalia vuajtën, por në fund shpërblyen parashikimet dhe mbyllën me fitore sfidat e shtatorit në eliminatoret e Kupës së Botës.
“Gjelat” e Dider Deshamps mundën me përmbysje 2-1 Islandën.
Në “Stade de France”, miqtë suprizuan në minutën e 21-të, duke kaluar në epërsi me Gudjonsen.
Por në limitet e pjesës së parë, Kilian Mbappe barazoi shifrat, duke goditur saktë nga pika e penalltisë.
Pas pushimit, ishte Barkola që ktheu rezultatin për vendasit, duke realizuar edhe golin e dytë.
Tchuameni prishi planet e Deshamps pasi la fushën me karton të kuq, ndërsa me dhjetë lojtarë për më shumë se 25 minuta, Franca arriti të ruante fitoren e dytë në po aq ndeshje dhe vendin e parë në Grupit D.
Nuk zhgënjen as Portugalia e Cristiano Ronaldo, që gjithashtu me vështirësi kaloi 3-2 transfertën e Hungarisë.
Varga shënoi i pari për vendasit, ndërsa Bernardo Silva barazoi shifrat përpara pushimit.
Në fraksionin e dytë, Cristiano Ronaldo përmbysi rezultatin me 11-metërsh, duke thelluar më tej rekordin personal si realizuesi më I mirë në historinë e përfaqësueseve.
Minutat e fundit ishin me të vërtetë dramatike. Hungaria barazoi sërish me Varga në të 84-rt.
Por dy minuta më pas Kanselo shënoi golin e tretë dhe të fitores për Portugalinë që kryeson Grupi F me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para eliminatore.

