Fitoi trofeun dhe Kupën e Italisë, “Demat” e Leipzig gati të transferojnë “fantazistin” e Napoli

schedule16:36 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 16:36 - 20 Dhjetor, 2023

Prej 5 sezonesh, “fantazisti” maqedonas është pjesë e “Bluve” të Napoli, ku me fanellën e “gjigantëve” italianë ka arritur të fitojë trofeun e Serie A, si dhe Kupën e Italisë, duke e shtyrë 24-vjeçarin drejt një “aventure” të re, në karrierën e tij, “aventurë”, që mund të lidhet ngushtë me një prej ekipeve më të mira në Bundesliga.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit prestigjioz të merkatos, Fabrizio Romano, për kartonin e Elmas interesohen “Demat” gjermanë të RB Leipzig, me këta të fundit që kanë bërë edhe ofertën e parë drejt “napoletanëve”, ofertë që kap vlerën e 25 milionë eurove, duke i vendosur kampionët në fuqi të Italisë, në “udhëkryq.

Autori i 2 golave, në 16 paraqitjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon me fanellën e “Bluve” është i gatshëm të nisë një “kapitull” të ri në karrierën e tij dhe tashmë mbetet vetëm të arrihet dakordësia mes dy klubeve, në mënyrë që Elmas të ketë mundësinë të kalojë te Leipzig, që në merkaton e dimrit. /i.m /abcnews.al