Luçiano Boçi ka fituar Primaret dhe do të garojë për bashkinë e Elbasanit.
Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 2183 anëtarë dhe simpatizantë të PD.
2168 persona kanë votuar pro Boçit, 7 kundër dhe 8 vota kanë dalë të pavlefshme.
Boçi i cili garonte i vetëm, më herët ka deklaruar se ka edhe mbështetjen e grupit të Alibeajt.
Me fitimin e Primareve, Boçi pritet të lërë mandatin e deputetit, mandat të cilin e merr Qani Xhafa./Abcnews.al/