Fitoi Liverpool-i, gazetari i ndërpret emisionin Eni Vasilit duke shkaktuar reagime në studio

schedule13:00 - 26 Qershor, 2020

schedule 13:00 - 26 Qershor, 2020

Fansave të Liverpoolit iu desh të prisnin 30 vite për të fituar Premier League-n dhe rrjedhimisht ajo që ndodhi mbrëmë ishte një ngjarje shumë e shënuar për ta, e cila u përjetua edhe në Shqipëri.

Gazetari Neritan Sejamini ishte i ftuar tek “Open” mbrëmë për të folur mbi akuzat ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan abcnews.al.

Debati që i ashpër në studio mes të ftuarve, por tifozi mbetet tifoz. Në një moment, sapo u informua që kishte fituar Liverpool-i, gazetari Sejamini ndërpreu emisionin duke dhënë lajmin në studio, gjë e cila shkaktoi edhe reagimin e të pranishmëve.

“Kam një gjë personale”, tha ai duke marrë fjalën prej moderatores.

“Liverpooli sapo fitoi titullin pas 30 vitesh”, tha gazetari i emocionuar.