“Fitoi Kupën e Amerikës, Leo Messi favoriti kryesor për Topin e Artë”

schedule17:56 - 18 Korrik, 2021

schedule 17:56 - 18 Korrik, 2021

Roland Koeman preku disa tema në prononcimin e dhënë për Barca TV, duke u ndalur te shumë lojtarë, disa prej të cilëve (Griezmann dhe Braithwaite) kanë përfunduar në merkato.

Sigurisht që nuk mund të mos mungonte një koment në lidhje me Leo Messin. Ylli argjentinas ia doli të fitonte Kupën e Amerikës me kombëtaren albiceleste, me të cilën nuk kishte fituar asgjë më parë.

 

Koeman dhe Messi

Messi është kandidati kryesor për fitimin e ‘Topit të Artë’, për shkak të sezonit madhështor që zhvilloi dhe ngaqë fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën. Për mua është favoriti numër një“, deklaroi trajneri i Barcelonës.

34-vjeçari është rekordmeni absolut i “Topave të Artë”. Deri tani e ka fituar 6 herë çmimin prestigjioz, teksa tulipani Koeman shpreh bindjen e tij se në fund të vitit do të ndodhë për herë të shtatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!