Fitoi çmimin që i ndryshoi jetën, rrëfehet balerini: Si nisi rrugëtimi im në teatrin gjigant në SHBA

schedule09:10 - 7 Shkurt, 2022

schedule 09:10 - 7 Shkurt, 2022

Ishte babai që vendosi ta angazhonte në balet, por sot është një ndër më të suksesshmit. Kjo është historia e Klevis Tafaj, i cili ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Klevisi tregoi si nisi rrugëtimi në këtë fushë. Si çdo djalë, ëndrra e tij kishte qenë futbolli por nuk e kishte menduar se do të ndërmerrte një tjetër rrugë.

“Çfarë do të mendojnë shokët për mua”, ishte gjëja e parë që ka thënë pasi shkoi në shkollën e baletit. Megjithatë, pasi iu fut shkollës së baletit, ai vendosi që të provonte veten dhe në konkurset botërore. Arriti të fitojë vendin e parë në një konkurs ndërkombëtar të mbajtur në Itali, i cili i ndryshoi rrjedhën e jetës. Aty fitoi bursën që do e çonte në SHBA, ku fitoi të drejtën të performonte me “Ajkun Ballet Theatre”.

“Si çdo fëmijë, ëndrra ime ishte futbolli. Babai vendosi të më merrte një ditë me makinë që të ndërrojmë shkollën. Falë tij kam ndjekur rrugën e baletit. Po ecnim rrugës dhe shkuam te rruga e Elbasanit. Shikoj një ndërtesë por nuk kishte emër se po rindërtohej. Takoj disa profesorë, kur futem brenda shikoj dy goca dhe thashë nuk mund ta bëj këtë. Kam qenë 8-9 vjeç. Thashë se çfarë do të mendojnë shokët për mua.

Ditët e para kanë qenë tmerr, nuk kisha bërë asnjëherë balet. Më pas u futa në shkollë. U futa në Teatrin e Operas dhe Baletit ku bëra role solistike. Më pas vendosa të provoj veten në skenat e botës. Kam bërë një konkurs në vitin 2014 me më shumë se 500 konkurrentë në San Marino dhe ishte një ndër gjërat më të bukura të jetës sime. Aty ishte dhe kompania ku unë punoj tani. Arrita të fitoj vendin e parë dhe ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme.“, tregoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!