Një gjyshe 103-vjeçare e ka festuar shërimin nga koronavirusi duke pirë birrë. Jennie Stejna, e cila ndodhet në një shtëpi kujdesi për të moshuar në shtetin amerikan të Massachusetts, e fitoi betejën me Covid-19, tre javë nga infektimi.
Sipas asaj që tregojnë familjarët e saj, Stejna kishte pasur temperaturë më të ulët se azakonisht dhe pas konfirmimit për koronavirusin u vendos në një pavijon të ndarë.
Jennie mendoi se nuk do ia dilte dhe për këtë arsye mori në telefon familjarët për të thënë lamtumirën e fundit. Por, më 13 maj, ajo arrti që ta fitonte betejën me virusin.
Familjarët e të moshuarës shkruan në një postim në Facebook: Kjo gjyshja jonë festive e ka mundur zyrtarisht koronavirusin.
Ata shtuan më tej se kur e kishin pyetur më herët nëse ishte gati që të shkonte në Parajsë, Stejna u përgjigj: “Sigurisht që po.”
Për të festuar rastin, stafi në shtëpinë e kujdesit ku ajo po merr mjekim i sollën një shishe birre të cilën ajo e pi zakonisht ndërsa sheh ndeshje bejsbolli. /abcnews.al/