Fitoi “betejën” me COVID-19 dhe u rikthye krah kolegëve, apeli i mjekut për qytetarët

schedule08:41 - 21 Maj, 2020

schedule 08:41 - 21 Maj, 2020

Mjeku Dhimitër Kraja u rikthye në krye të detyrës disa vite pasi kishte dalë në pension, për shkak të situatës së COVID-19. Kraja ishte një nga personat që u prek nga koronavirusi dhe që ia doli të fitojë betejën.

Vetë doktori ka rrëfyer për eksperiencën që ka përjetuar, ndërsa shprehet se e ndjente si detyrë që të ndihmonte kolegët e tij, që po bëjnë një punë të rëndësishme, kundër këtij armiku që ka sulmuar gjithë botën.

Gjithashtu ai i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave deri sa të arrihet në shuarjen e kësaj pandemie.

Kryeministri Rama, ka publikuar videon në rrjetin social “Facebook” të cilën e quan dëshmi frymëzuese rrëfimin e profesor Krajës.

Statusi:

MIRËMËNGJES?
dhe me këtë dëshmi frymëzuese të profesorit të nderuar Dhimitër Kraja, i cili u rikthye nga pensioni si vullnetar, u infektua dhe pasi e mundi armikun, u rikthye sërish krah kolegëve në frontin e luftës përballë Armikut të Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!