TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi, u shpreh se nëse do zgjidhte një emër për kryetar të partisë do ishte mes Alibeajt dhe Lulzim Bashës. I ftuar në “Zonë e Lirë” Zekthi theksoi se Partia Demokratike duhet të ketë garë të ndershme.
“Unë do zgjidhja midis Alibeajt dhe Bashës. Unë dua një PD që ha garën, që bën garë, edhe po humbet, të humbasë me garë dhe të mos i mohohet e drejta askujt. Duhet të hapet një garë e drejtë dhe e ndershme duke mbrojtur parimet. Cilat janë parimet? Një PD konservatore, në aleancë me SHBA, që mbron liritë fetare dhe ato ekonomike”, tha ai.