Fitër Bajrami, Idrizi: Mos kini frikë, refuzojeni fytyrën e Faraonit

schedule15:43 - 23 Maj, 2020

schedule 15:43 - 23 Maj, 2020

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar për faktin që sheshi ku besimtarët myslimanë falen këtë Fitër Bajram do të jetë i mbyllur për shkak të situatës Covid-19. Në reagimin e tij, ai shkruan se është çmenduri të mbyllet sheshi, ku protokollet mund të jenë më të zbatueshëm, sesa kur bëhet fjalë për ambiente të mbyllura.

Po ashtu, Idrizi ngre pyetjen se kë duhet të besojmë “ekspertët apo Ramën në një kohë kur virusi sipas tij përhapet vetëm në orare apo vende të caktuara, ndërsa shton se sot edhe parku i liqenit është i mbyllur.

Reagimi: 

Kë të besojmë?

Ekspertët apo Ramacovidin 2020?

Mos kini frikë refuzojeni fytyrë6n e Faraonit.

Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i , si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur.

Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj.

Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri.

Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin.

I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri.

Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij.

Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit.

Një porosi Profetike thotë: “Populli merr fytyrën e sundimtarëve”

Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit! /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!