Fiskalizimi në “ngërç”, ekspertët kundër shtyrjes së afatit : Vendimi nuk tregon seriozitet

schedule15:16 - 6 Janar, 2022

schedule 15:16 - 6 Janar, 2022

Nga Erblina Mile

Shtyrja e afatit për aplikimin e  gjobave për bizneset  që nuk u bënë pjesë e fiskalizimit është kritikuar nga ekspertët kontabël. Ministria e Financave shtyu periudhën pa penalitete deri në qershor të 2022 për biznesin e vogël e parashikuar të përfundonte më 31 dhjetor 2021. Sipas Kontabilistit Sotiraq Dhamo kjo tregon se administrata  nuk është gati për zbatimin e procesit ndërsa dekurajon ato subjekte që kanë zbatuar ligjin

Për kontabilistin Agim Binaj  shtyrja e periudhës pa penalitete nuk është një vendim serioz . Ndërkohë që vendet të cilat e kanë zbatuar një proces të tillë e kanë bërë atë gradualisht.

Gjatë javës së parë të këtij viti bizneset po hasen me vështirësi serioze në hedhjen e faturave të fiskalizuara në serverin e tatimeve.

Ekspertët shprehen se janë të detyruar të presin  me orë tët tëra për të kaluar të dhënat. Kjo duket se është një tjetër arsye që detyroi institucionet të shtyjnë afatin për fiskalizimin deri në qershor. Sipas të dhënave rezulton se deri në fund të dhjetorit janë bërë pjesë e fiskalizimit vetëm 60 mijë biznese nga 120 mijë që janë në total./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!