Fiskalizimi kosto shtesë për bizneset në krizë, Vjero zbulon sa u shkon fatura tatimpaguesve

schedule19:49 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 19:49 - 18 Dhjetor, 2020

Nga 1 janari do të nisë fiskalizimi për bizneset që kryejnë transaksione me shtetin. Nga ana tjetër faturimi online është konsideruar si kosto shtesë për bizneset, të cilat janë goditur rëndë nga pandemia.

Në një intervistë për Radarin Informativ me Jonida Shehun, zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero tha se fiskalizimi do të bëhet me fasha. Ajo sqaroi se janë 7 mijë tatimpagues që do të nisin të parët fiskalizimin.

“Procesi i fiskalizimit është pothuaj i finalizuar për sa i akon të gjithë infrastruktuës që duhet. Nga 1 janari fillon fiskalizimi i i faturës elektronike.

Për shkak të situatës dhe pandemisë në korrik është vendosur që ky proces të shtyhet. Janë 7 mijë tatimpagues që do të nisin të parët fiskalizimin. Do të fillojë për një fashë të caktuar dhe numër të kufizuar. Është menduar që të jetë një proces që të mos ketë kosto të lartë dhe të kryhet përmes një platforme të thjeshtë”, tha Vjero.

E pyetur nëse është koha e mjaftueshme për bizneset që të mësohen me këtë metodë të re apo mund të ketë një shtyrje të afatit, Vjero tha: “Nuk do të ketë shtyrje të afatit për këtë kategori. Kemi të bëjmë me një platformë të thjeshtë që aksesoret shumë lehtë nëpërmjet faqes së tatimeve. E gjithë infrastruktura është e ngritur. Trajnimet janë të organizuara, janë kryer jo vetëm për tatimpaguesit por edhe të gjithë financierët e tyre. Është diçka e re. Nuk është qëllimi i administratës tatimore të penalizojë tatimpaguesit. Administrata ka bërë të mundur që ky të jetë një proces i lehtë”.

Ekspertët thonë që kostot për bizneset mund të shkojnë deri në 500 euro, ndërsa zv.ministrja thekson se fatura nuk shkon më shumë se 100 mijë lekë të vjetra.

“Procesi i fiskalizimit do të ketë një faturë që nuk do të jetë e lartë. Do të fillojë nga 50 euro dhe mund të shkojë edhe më shumë. Një tatimpagues i vogël do të përdorë portalin. E vetmja kosto që ky tatimpagues do të mbulojë nuk do të jetë më shumë se 100 mijë lekë të vjetra. Tatimpaguesit duhet të përgatiten me një certifikatë elektronike dhe linjë interneti”, tha ajo.

Më tej Vjero shtoi se kjo metodë e re nuk do të nxjerrë jashtë funksioni kasat fiskale dhe sipas saj qëllimi është ulja e informalitetit.

“Kasa fiskale do të vijojnë të ekzistojnë. Nuk kemi thënë që kasat nuk do të përdoren. Ata do të përdorin kasat për ata tatimpagues që  i kanë vetëm se duhet të fiskalizohen.

Që llimi është ulja e informalitetit. Është edhe rritja e të ardhurave dhe edukimi i tatimpaguesit apo edhe individit. Ky i fundit nëse merr një kupon do të kuptojë nëse është i fiskalizuar”, deklaroi Vjero. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!