Firpo me një këmbë jashtë, Barça shpall dy kandidatët për ta pasuar

schedule08:57 - 27 Janar, 2021

schedule 08:57 - 27 Janar, 2021

Në verë pritet që Junior Firpo të largohet nga Barcelona. Mungesa e minutave të dispozicion të 24-vjeçarit ka ndikuar shumë në këtë vendim të tij dhe te katalanasit janë të gatshëm ta shesin për të nxjerrë të ardhura prej tij.

Pas ikjes së spanjollit Barcelonës do i duhet të gjejë një zëvendësues për Firpon dhe mësohet se bordi drejtues ka piketuar dy emra. I pari është Jose Gaya. Valencia është në vështirë financiare dhe mund të bindet për ta lënë të lirë 25-vjeçarin.

 

Nga ana tjetër vetë ai dëshiron të luajë në një skuadër me më shumë pretendime dhe Barcelona i plotëson të tilla kushte. Kontrata e Gaya përfundon në verën e vitit 2023. Alternativa e dytë është Marcos Alonso. 30-vjeçari nuk është i lumtur në Londër dhe largimi deri tani është ideja më e mundshme.

Gjithsesi Chelsea ka ndërruar trajner dje, teksa në krye të skuadrës është vënë Thomas Tuchel dhe mbetet të shihet se çfarë qasje do të ketë gjermani për Alonson, i cili para se të vinte Lampard ishte kapiten i ekipit dhe një nga më të mirët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!