Egnatia e mbylli vitin me fitore, madje ndaj një kundërshtari të fortë si Teuta. Tani në kampin rrogozhinas mendojnë për të ardhmen.
Si fillim kanë nisur largimet. Dy prej zhgënjimeve të merkatos së verës e mbyllin para kohe me Egnatian, që ka dalë edhe me komunikatë.
“Arsenio Valport dhe Criss Gadi kanë ndërprerë kontratën me konsensus me KF Egnatian.
Klubi i uron suksese në të ardhmen duke i falënderuar për kontributin e dhënë”, shkruhet në komunikatën e klubit nga Rrogozhina. / abcnews.al