“Firo” te Shqipëria U21: Mbrojtësi i Lazio me COVID-19, as Lakti nuk vjen

schedule17:02 - 21 Mars, 2021

schedule 17:02 - 21 Mars, 2021

Shqipëria U21 do të grumbullohet ditën e nesërme dhe trajneri Alban Bushi kishte shpallur listën e lojtarëve ditën e shtunë. Sot ka zhvillime, pasi Sergio Kalaj ka dalë pozitiv me COVID-19. Kësthu lojtari i moshave të Lazios nuk bashkohet dot me skuadrën. Jashtë mbetet edhe Erald Lakti, i cili nuk është lejuar nga autoritetet italiane të fluturojë drejt Shqipërisë.

NJOFTIMI“Lista e ekipit Kombëtar U-21, e shpallur ditën e shtunë nga trajneri Alban Bushi ka pësuar dy ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19. Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Sergio Kalaj, mbrojtësi i talentuar shqiptar nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu, edhe mesfushori kuqezi, i cili aktivizohet me ekipin e AC Renate në Itali, Erald Lakti edhe pse ka rezultuar negativ në testin e zhvilluar ditën e sotme përpara nisjes për në Shqipëri, nuk është lejuar nga autoritetet italiane të udhëtojë për shkak të disa rasteve me Covid-19 që janë evidentuar së fundmi.

Për shkak të impenjimeve me klubet dhe problemeve të lidhura me pandeminë, tekniku Bushi ka vendosur të mos marrë lojtarë të tjerë për ta zëvendësuar. Shqipëria U-21 do ta nisë fushatën e eliminatoreve të EURO 2023 në 4 qershor, në transfertën ndaj Andorrës”, shkruan FSHF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!