Nga Juxhin Mustafaraj
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e firmosi marrëveshjen me kryedemokratin, Lulzim Bashën për të qenë në një koalicion, por vendin në listën e Tiranës nuk e ka të përcaktuar.
Në një intervistë për ABC, Mediu kërkon nga PD që t’i përmbahet marrëveshjes së dakordësuar.
“PR në peshën elektorale të saj ka përcaktuar se sa kandidatë ka nëpër qarqe dhe ku do të jen ëkëto kandidatë. Shpresoj që PD të di të çmojë korrektesën e marrëdhënies politike që ka ofruar Partia Republikane. Kemi ditur që dhe kur nuk na pëlqen të jemi bashkë, edhe kur kemi pas mendime ndryshe, pasi interesi i popullsisë i kalon raportet personale”, ka thënë Mediu.
Thotë se është koha për një koordinim edhe me aleatin që do të dal me listë të veçantë, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Dje kemi arritur që të korrigjojmë diçka, emri i koalicionit është me të gjithë gërmat nistare të partive politike, të cilat kanë qenë pjesë e garës. Logoja patjetër që mbizotëruese do të jetë e PD-së”, ka thënë ai.
Listimi i forcave opozitare nën logon e Partisë Demokratike thotë se nuk ka asgjë të ngjashme me 2017.
Mesnatën e 24 shkurtit, opozita dorëzoi në KQZ listën e koalicionit opozitar pjesë e të cilit do të jenë 13 parti politike dhe drejtohet nga Partia Demokratike. /abcnews.al