Firmosi i pari paktin me Bashën, Duka flet për ABC: Në Durrës te lista fituese

schedule16:34 - 13 Janar, 2021

schedule 16:34 - 13 Janar, 2021

Kreu i PAA-së, Agron Duka është shprehur i kënaqur pas marrëveshjes me Lulzim Bashën për të qenë pjesë e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 25 Prillit.

Një kandidat i kësaj partie, që pritet që të jetë vetë Duka, do të jetë te lista fituese në Durrës. Në një prononcim për gazetarin e “ABC” Juxhin Mustafaraj, Duka tha se pretendimet ishin më të mëdha, por shtoi ai më tej, rëndësi ka fitorja e opozitës.

Nuk ka kohë për të humbur. Kemi arritur një marrëveshje që në thelb ka interesin e opozitës për të qenë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Sigurisht që në kushte të tjera pretendimet dhe kërkesat e forcës që unë drejtoj do të ishin më të mëdha. 

Por ajo që ka më shumë vlerë tani është që cdo emër të përfaqësojë një zë opozitar për të sjellë një rezultat fitues. Kandidati i PAA në Durrës do të jetë pjesë e listës fituese, ndërsa kandidatët tanë do të jenë pjesë e listave të Partisë Demokratike në 12 qarqe të vendit” deklaroi ai.

Lideri demokrat ka pranuar që Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht te pjesa fituese. Në 11 qarqet e tjera të vendit, PAA-ja do të ketë kandidatë në cdo qark, por jo në listën fituese (lexo ketu)./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!