Firmoset marrëveshja: Serbia dhe Kosova lidhen me linjë avioni pas dy dekadash

schedule18:30 - 20 Janar, 2020

schedule 18:30 - 20 Janar, 2020

Serbia dhe Kosova pritet të jenë të lidhura me linjë avioni pas më shumë se dy dekadash. Ky lajm që erdhi nga Berlini, pas ndërmjetësimit të ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenel, është pritur mirë edhe në Serbi. Kompania operuese do të jetë Lufthansa gjermane dhe jo AirSerbia. Një marrëveshje mbi qëllimet është konfirmuar edhe nga ministria e ekonomisë, e cila ka firmosur marrëveshjen. Këtë hap e kanë përshëndetuyr zyrtarët amerikan, shumë ambassador dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së.

Ministrja e transportit në qeverinë serbe, Zorana Mihajllovic, ka thënë se rivendosja e linjës është një gjë pozitive. Ministria është duke punuar që të krijoj kushtet administrative dhe pas një marrëveshje kjo mund të realizohet.

“Sigurisht që përmes një marrëveshje që do të bëhej me UNMIK-un do të rregullohej në momentin kur të pjeken kushtet për këtë. Është mirë që jemi duke biseduar edhe me kompani të caktuara që këto fluturime të ekzistojnë. Është duke u punuar prej kohësh dhe kjo nuk është e re është krijimi i kushteve administrative.

Por, nga zyra për Kosovën është bërë e ditur që kjo linjë mund të përjetësohet në momentin kur të hiqet taksa nga Qeveria e Kosovës. Linja ajrore në mes të dyja vendeve ka qenë e bllokuar pasi kjo hapësirë kontrollohet nga disa rregullatorë të huaj dhe avionet evitojnë fluturimin direkt apo tranzit nëpër këto linja ajrore”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!