Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri/ Balluku: Së shpejti firmosim edhe dy kontrata të tjera

schedule16:28 - 18 Korrik, 2024

schedule 16:28 - 18 Korrik, 2024

Shqipëria ka firmosur marrëveshjen me kompaninë austriake, Verbund AG, për ndërtimin e parkut të parë eolik në vend.

Marrëveshja u firmos nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balluku u shpreh se së shpejti do të firmosen edhe dy kontrata të tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ankandi i zhvilluar për ndërtimin e parkut eolik.

“Firmosëm sot me Verbund AG, kompaninë austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri, i arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë. Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand”, shkruan Balluku në Facebook.