Araújo Dall’Igna Ilan, shkurt Ilan. Braziliani 39-vjeçar e ka mbyllur në futbollin e luajtur që në vitin 2014, pas një eksperiencë 3-vjeçare me Bastie. Ish-sulmuesi në Europë ka luajtur edhe me ekipi si Sochaux, Saint-Etienne dhe West Ham, para se të rikthehej në Brazil tek Internacional.
Në verën e vitit 2011 e kërkoi Ajaccio në Francë dhe Ilan ka zbuluar për “L’Equipe” se si firmosi asokohe. “Prita më shumë se një javë të nënshkruaj me AC Ajaccio, deri ditën kur presidenti Alain Orsoni më bëri të hipi në një BMW të blinduar. Shkuam dhe humbëm në malet e Corsica.
Një grua e moshuar, me një përparëse, na priste para një tende. Ne ishim katër vetë dhe ajo na bëri të futeshim në një dhomë pa dritare, vetëm me një derë të hapur dhe që ruhej nga dy serbë të armatosur. Aty nënshkrova unë”, është shprehur Ilan. /abcnews.al
L’attaquant brésilien Ilan dans « Paroles d’ex » ce matin dans l’Equipe pic.twitter.com/NcAsc6C2yc
— Matteu Maestracci (@MMaestracci) December 1, 2019