Firmos marrëveshjen me sekretarin gjerman, Balluku: Mbi 15 mijë shqiptarë kanë konvertuar patentat

schedule13:06 - 12 Prill, 2022

schedule 13:06 - 12 Prill, 2022

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku bashkë me Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic kanë firmosur marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve, Shqipëri-Gjermani sot në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj Balluku tha se mbi 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në shtetet ku ata punojnë.

“Gjatë 2019-2021 më shumë 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në shtetet ku ata punojnë”, tha Balluku

Po kush përfiton?

Nga kjo njohje përfitojnë zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri. Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit). Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm. Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

/abcnews.al