Deri më tani këtë sezon, Alessandro Florenzi ka qenë thjesht një “spektator” në projektin e trajnerit Fonseca te Roma. Mbrojtësi i djathtë ka zbritur në fushë vetëm në tetë ndeshje të Serisë A dhe është zëvendësuar në katër ndeshjet e fundit radhazi.
Me Euro 2020 shumë pranë, Florenzi kërkon të luajë sa më shumë. Flite se Interit ishte skuadra favorite për firmën e tij, por situata ka ndryshuar. Fiorentina ka filluar bisedat fillestare për të arritur te firma e 28-vjeçarit, por Florenzi është gjithashtu një objektiv edhe i ekipit francez, Lyon.
Si Lyon, ashtu dhe Fiorentina, i garantojnë minuta kapitenit të Romës, ndërsa tek Interit, rivaliteti në mbrojtje dhe skemat e Contes nuk i ofrojnë garanci italianit./abcnews.al