Fiorentina nuk “fal” në “Artemio Franchi”, fitojnë ndaj Monza dhe afrohen me biletën evropiane

schedule22:56 - 13 Maj, 2024

schedule 22:56 - 13 Maj, 2024

Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur të javës së 36-të, të Serie A, me “Violët” e Fiorentina, që arritën të përmbysnin gjithçka në “Artemio Franchi’, përballë skuadrës së Monza, duke siguruar fitoren e ngushtë, 2 me 1, e cila i ngjit djemtë e teknikut, Vincenzo Italiano në zonën e kupave evropiane.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën me Djuric që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 9’-të, ndërsa në minutën e 32’-të golin e gjeti Gonzalez, duke u dhënë barazimin vendasve dhe në të 78’-tën braziliani, Arthur Melo mendoi për golin e përmbysjes, duke vulosur gjithçka.

Falë kësaj fitoreje të madhe, në “Artemio Franchi”, Fiorentina e teknikut, Vincenzo Italiano ngjitet në vendin e tetë të tabelës ose e thënë ndryshe, një vend që siguron pjesëmarrjen në Conference League me 53 pikë, teksa Monza renditet në vendtë 12-të me 45 pikë. /i.m /abcnews.al