Fiorentina u ka konfirmuar agjentëve të Dushan Vlahovicit se nuk do ta mbajë lojtarin kundër dëshirës së tij përtej janarit të ardhshëm, ndaj tashmë janë në pritje të ofertave për të përfunduar lamtumirën e tyre.
Sigurisht që nuk do të jetë një operacion i lehtë dhe klubi toskan synon të sigurojë një shifër minimale prej 60 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit serb.
Kjo ulje prej gati 30 milion eurosh krahasuar me atë që kërkuan verën e kaluar, i jep Fiorentinës më shumë mundësi për të arritur një marrëveshje për të lënë qendërsulmuesin të largohet. Juventus, Tottenham dhe Bayern janë ende në ofertë pas largimit të City dhe Atlético de Madrid, duke mos përjashtuar as opsionin e Interit.
Vlahovic synon të jetë nënshkrimi bombë i merkatos së dimrit. r.t/abcnews.al