Fiorentina emëron trajnerin e ri, te “Violët” zbarkon strategu i Serie A

schedule17:56 - 4 Qershor, 2024

schedule 17:56 - 4 Qershor, 2024

Në mëngjes mbetën pa trajner dhe në mesditë prezantuan teknikun e ri. Pas largimit të Vincenzo Italiano, nga stoli i “Violëve” të Fiorentina, ku qëndroi për dy vite, duke arritur tre finale, dy të Conference League dhe një të Coppa d’Italia, por pa arritur të fitojë asnjërën prej tyre, klubi ka vendosur të bëjë një ndryshim.

Në vend të Italiano, bordi i skuadrës nga Firence ka vendosur të nisë bashkëpunimin, me një tjetër italian, i cili ka bërë mirë në Serie A, të paktën këto dy sezonet e fundit. Bëhet fjalë për ish-teknikun e Monza, tashmë i Fiorentina-s, Raffaele Palladino, i cili ka firmosur fillimisht një kontratë 2-vjeçare, për të marrë në duar “frerët” e “Violëve”.

Këtë lajm e kanë konfirmuar drejtuesit e klubit italian në një konferencë për shtyp, ku ishte prezent edhe vetë trajneri, teksa në një fjalën e tij të parë, si tekniku i ri i skuadrës, theksoi se ndjehet shumë krenar dhe u premtoi tifozëve se do të arrijnë gjëra të mëdha te Fiorentina.

“Dua t’ju falënderoj që jeni këtu dhe gjej rastin të falënderoj Presidentin Commisso, me të cilin pata kënaqësinë dhe nderin të flisja në telefon pikërisht tani. Më bënë përshtypje entuziazmi i tij i madh, pasioni i tij dhe vlerat e tij njerëzore. Krenar, i emocionuar dhe i motivuar. Unë përfaqësoj një klub të lavdishëm dhe prestigjioz, me një histori të madhe.

E kuptoj që kam ardhur në një kompani të rëndësishme. Unë kam dhënë gjithçka, do të përpiqem të arrij qëllime të mëdha për këtë klub dhe t’u jap gëzim të madh këtyre tifozëve të jashtëzakonshëm, ata gjithmonë më kanë habitur me pasionin e tyre. Do të përpiqem ta çoj Fiorentina-n sa më lart”,- deklaroi Palladino. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!