Finlandë/ Pas dorëheqjes si kryeministre, Sanna Marin lë edhe drejtimin e partisë

schedule14:42 - 1 Shtator, 2023

schedule 14:42 - 1 Shtator, 2023

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, e cila humbi me rezultat të ngushtë zgjedhjet në muajin prill, dha dorëheqjen të premten si kryetare e socialdemokratëve të qendrës së majtë.

Marin, e cila kishte shpallur synimin e saj për të dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes në zgjedhje, ishte kryeministrja më e re në botë kur mori postin në vitin 2019 në moshën 34-vjeçare, duke tërhequr vëmendjen në mbarë globin dhe duke ndihmuar në ngritjen e profilit të Finlandës, shkruan Reuters.

Pasi e udhëhoqi vendin përmes bllokimeve të COVID-19 dhe trazirave ekonomike që pasuan, Marin u bë një mbështetësse e zëshme e Ukrainës pas pushtimit të Rusisë vitin e kaluar dhe shtyu me sukses t’i jepte fund mosangazhimit ushtarak të Finlandës në favor të anëtarësimit në NATO .

Ajo kryesoi konferencën e partisë së saj për herë të fundit të premten dhe në një fjalim të shkurtër, ajo përsëriti kritikat e saj ndaj fqinjit lindor të Finlandës.

“Rusia dhe përfaqësuesit e saj duhet të mbajnë përgjegjësi për krimin e paligjshëm të agresionit, krimet e luftës dhe pasojat e luftës”, tha Marin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!