Finlanda pritet të marrë vendimin nëse do të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s në javët e ardhshme, tha kryeministrja e vendit, Sanna Martin, shkruan The Guardian.
Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj suedez, Martin tha:
“Ka këndvështrime të ndryshme për aplikimin për anëtarësimin në NATO dhe në do t’i analizojmë me shumë kujdes. Por mendoj se procesi ynë do të jetë mjaft i shpejtë, do të ndodhë brenda javësh”.
Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë kundër bashkimit me NATO-n, duke pretenduar se zgjerimi i mëtejshëm i aleancës “do të pengonte stabilitetin në kontinentin europian”.
Rusia gjithashtu ka paralajmëruar se do të marrë masa nëse të dy vendet bashkohen me NATO-n.
/abcnews.al