Finlanda do të reduktojë vizat turistike për rusët duke filluar nga 1 shtatori.
Lajmi është bërë i ditur nga Pekka Haavisto, ministrja e Punëve të jashtme të vendit, shkruan la repubblica.
“Finlanda do të reduktojë vizat turistike për rusët nga 1 shtatori dhe ne do t’i kërkojmë BE-së që të marri masa të ngjashme. Tani që ukrainasit janë duke vuajtur, nuk mund të bëjmë ‘biznes si zakonisht’ në frontin e turizmit,” tha Pekka Haavisto.
Lexo edhe: Kuleba thirrje BE-së të ndalojë vizat për turistët ruse
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i bëri thirrje Bashkimit Europian të ndalojë turistët rusë, duke e përshkruar masën si të përshtatshme pasi shumica e rusëve mbështetën luftën kundër Kievit.
“Koha për gjysmëmasa nuk ekziston më. Vetëm një politikë e ashpër dhe e qëndrueshme mund të japë rezultate,” tha Kuleba.
/abcnews.al