Finlanda ka marrë masa të reja lidhur me blerësit rus në këtë shtet.
Ministria e Mbrojtjes së Finlandës njoftoi të enjten se kishte bllokuar 7 transaksione pasurie të dy blerësve rus. Dy personat që po realizonin transaksionet ishin individë privatë me shtetësi ruse. Arsyeja e këtij bllokimi u raportua të ishte ruajtja e sigurisë kombëtare.
Finlanda ka kërkuar për një kohë të gjatë të kufizojë blerjen e pasurive nga qytetarët rusë pranë vendeve strategjike, duke u bazuar në rregulloret ekzistuese. Qeveria e Finlandës në shtator propozoi ndalimin e shumicës së qytetarëve rusë për të blerë pasuri në vend.
Theksojmë këtu që në tetor të vitit 2023 u bllokuan tre transaksione dhe tre të tjerë u bllokuan në janar të këtij viti.
“Mbrojtja e sigurisë tonë kombëtare është veçanërisht e rëndësishme në situatën aktuale të sigurisë”, shtoi ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, në një deklaratë.
Vendimet më të fundit lidhen me një pasuri në Pargas, në bregun e Jugut të Finlandës dhe pesë pasuri në Kokemäki, në pjesën jugperëndimore të vendit, sipas një deklarate nga ministria. / abcnews.al