Finlanda do të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten e 12 majit.
Menjëherë pas njoftimit të Finlandës kanë ardhur reagimet e vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Një ndër to ishte dhe Danimarka.
Lexo edhe: “Frika nga Rusia”, Finlanda pro aplikimit për anëtarësimin në NATO
Kryeministrja daneze ka mirëpritur vendimin e Finlandës për tu anëtarësuar në NATO.
Mette Frederiksen tha se vendimi i Finlandës “do të forcojë NATO-n dhe sigurinë e përbashkët” dhe se “Danimarka do të bëjë gjithçka për një proces të shpejtë pranimi pas aplikimit zyrtar”.
Ndërkohë ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde tha se Finlanda duhet të kërkojë menjëherë anëtarësimin në NATO, pa vonesa.
“Finlanda është partneri më i afërt i Suedisë për sigurinë dhe mbrojtjen, dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet e Finlandës. Suedia do të vendosë pasi të jetë paraqitur raporti nga konsultimet për politikën e sigurisë”, shkruan ministrja e Jashtme e Suedisë në Twitter.
Vendimi i Finlandës për tu anëtarësuar në BE është një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka mbetur më parë jashtë aleancës.
Suedia fqinje pritet të marrë një vendim për anëtarësimin në aleancën mbrojtëse në ditët në vijim./abcnews.al/
/abcnews.al/