Finlanda miratoi të mërkurën eksportet e saj të para ushtarake në Turqi që nga viti 2019, në mes të ofertës së vendit për t’u bashkuar me NATO-n. Licensimi finlandez i eksportit të armëve u pezullua në vitin 2019 për shkak të operacionit ushtarak të Turqisë në Siri kundër militantëve kurdë.
Kjo ka qenë një prej kërkesave kyçe të paraqitura nga Ankaraja për të miratuar aplikimin e Helsinkit për anëtarësim në NATO. Rinisja e lëshimit të licencave për eksportet ushtarake ishte një prej kushteve të vendosura nga Ankaraja për t’i dhënë dritën e gjelbër Finlandës dhe Suedisë që të anëtarësohen në NATO.
#BREAKING Finland approves first military exports to Turkey since 2019 amid NATO bid: ministry pic.twitter.com/Xj6zOeoajH
— AFP News Agency (@AFP) January 25, 2023
Shtatorin e vitit të kaluar, autoritetet suedeze hoqën ndalesën për eksportet ushtarake për Turqinë. Ky njoftim vjen pasi Turqia të martën shtyu bisedimet për anëtarësim në NATO me Suedinë dhe Finlandën, pasi Erdogan, dënoi Stokholmin pas disa protestave, në njërën prej të cilave u dogj Kurani./abcnews.al