Finlanda hap poligone të reja qitjeje për të forcuar mbrojtjen kombëtare

schedule17:33 - 20 Shkurt, 2024

schedule 17:33 - 20 Shkurt, 2024

Finlanda planifikon të hapë më shumë se 300 poligone të reja për të inkurajuar më shumë qytetarë të përmirësojnë aftësitë e tyre të qitjes në interes të mbrojtjes kombëtare.

Autoritetet në Finlandë, anëtari më i ri i NATO-s që ndan një kufi prej 1,330 kilometrash me Rusinë, shpresojnë se gjuajtja mund të bëhet po aq e njohur sa futbolli apo hokej mbi akull.

Në fillim të shekullit, në Finlandë kishte rreth 2000 poligone qitjeje dhe tani janë rreth 670. Qeveria planifikon ta rrisë numrin e tyre në rreth 1000 deri në vitin 2030.

“Qëllimi i qeverisë aktuale është të rrisë numrin e poligoneve të qitjes në Finlandë nga rreth 600-700 në 1000. Kjo është për shkak të modelit tonë të mbrojtjes, i cili përfiton nga njerëzit që kanë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre të të shtënave”, tha për Guardian, kryetari i komisionit parlamentar të mbrojtjes, Juk Kopra, nga Partia e Koalicionit Kombëtar në pushtet.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, popullariteti i kurseve të trajnimit vullnetar që synojnë të mësojnë rezervistët dhe civilët se si të mbrojnë Finlandën është dyfishuar. Numri i finlandezëve që aplikuan për leje armësh gjithashtu u rrit ndjeshëm./abcnews.al