Finlanda fortifikon kufirin me Rusinë, nis ndërtimin e gardhit

schedule13:46 - 15 Prill, 2023

schedule 13:46 - 15 Prill, 2023

Më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda filloi ndërtimin e seksionit të parë të gardhit të saj kufitar me Rusinë.

Nga frika e “hakmarrjes” pas anëtarësimit në NATO, qeveria e Finlandës vendosi vitin e kaluar të ndërtojë gardhin për t’u mbrojtur kundër një përsëritjeje të ngjarjeve në Poloni në dimrin e vitit 2021, kur BE-ja akuzoi Bjellorusinë  aleatin e Rusisë  se krijoi një krizë duke duke transportuar emigrantë nga Lindja e Mesme, duke u dhënë viza dhe duke i “shtyrë” përtej kufirit.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë aktivitet të dukshëm përgjatë kufirit të Finlandës me Rusinë, i cili është gjithsej 1300 kilometra. Gardhi  është planifikuar të përfshijë rreth 200 km të kufirit të saj deri në fund të vitit 2026.

Polonia dhe vendet baltike kanë filluar tashmë ngritjen e gardheve në kufijtë e tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë pas pushtimi rust ë Ukrainës në shkurt 2022.

Gardhi i ri do të jetë 3 metra i lartë, i mbuluar me tela dhe i monitoruar nga rruga dhe do të kushtojë rreth 380 milionë euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!