Finlanda dhe Norvergjia rihapin baret dhe restorantet

schedule13:51 - 1 Qershor, 2020

schedule 13:51 - 1 Qershor, 2020

Njerëzit në Finlandë dhe Norvegji mund të shijojnë një pije të shumëpritur me miqtë sot, pasi  të dy vendet kanë vendosur të rihapin baret pas disa muajsh mbyllur.

Gjërat nuk do të jenë ashtu siç i mbajnë mend ato, pasi të dy qeveritë po lejojnë vetëm rihapjen, duke iu nënshtruar udhëzimeve të reja të distancimit shoqëror dhe orareve të shkurtuara raporton agjensia franceze e lajmeve AFP.

Në Finlandë, ku baret dhe restorantet janë mbyllur për klientët që nga 4 Prilli, atyre do t’u lejohet të pranojnë gjysmën e kapacitetit të tyre normal, sipas rregullave që do të qëndrojnë në vend të paktën deri në fund të tetorit.

Ambjentet e hapura nuk do të kenë numër të limituar të klientëve.

Finlanda, një vend prej 5.5 milion banorësh, ka raportuar 6.776 raste me Covid-19 dhe 314 viktima.

Në Norvegji sipas rregullave grupet duhet të kufizohen deri në 20 persona, me distancë deri në një meter. Institucionet duhet të mbyllen deri në orën 11:30 pasdite.

Norvegjia, e cila ka konfirmuar 8,411 raste dhe 236 vdekje nga koronavirusi, vendosi masa të rrepta për të frenuar përhapjen e virusit në 12 mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!