Financimi i fushatës, KQZ gjobit partitë

schedule17:54 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 17:54 - 12 Dhjetor, 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dënoi me 2 milionë lekë të reja gjobë PDIU-në dhe partinë Sfida për Shqipërinë pasi nuk kanë respektuar ligjin, duke mos depozituar asnjë raport pranë KQZ-së në lidhje me shpenzimet e tyre financiare gjatë fushatës elektorale. Ndërsa PS, PD, LSI, PSD dhe Aleanca Demokristiane, u gjobitën me 1 milion secila, për shkak të pasaktësive në raportin e depozituar prej tyre.

Pas një debati disaorësh, KQZ dënoi me gjobë prej dy milionë lekë të reja PDIU-në dhe Sfidën, pasi injoruan tërësisht ligjin duke mos dorëzuar raportin e shpentive të tyre financiare në fushatë. Një gjobë më të lehtë, prej 1 milionë lekësh të reja, morën PS, PD, LSI, PSD dhe Aleanca Demokristiane për shkak të pasaktësive të evidentuara në raportet e tyre.
Një prej mospërputhjeve kryesore të evidentuara nga KQZ-së kishte të bënte me kontratat e lobimit të PD-së, ndonëse administrata e këtij institucioni pranoi se në këtë rast, i referohej deklaratave publike të bëra në media, gjë që ndezi debatin në sallë.

Në p/vendimin fillestar të hartuar nga KQZ, ishte parashikuar që partive si PS, PD, dhe LSI t’u lihej 10 ditë kohë për të sqaruar pozicionin e tyre. Por kjo u cilësua nga n/kryetari Biba, si një favor i kryetarit Zguri ndaj Partisë Demokratike, për të futur brenda shinave të ligjshmërisë kontratat e lobimit në Amerikë.
Gjatë diskutimeve, N/kryetari Biba ishte ai që propozoi dënime më të ashpra për të gjitha partitë, duke filluar me nga 4 milionë gjobë për PDIU dhe Sfidën, si dhe 2 mln për partitë e tjera, ndërsa kishte edhe një shtesë rënduese për kontratat lobuese të PD-së. Propozimi i tij u rrëzua./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!