Financimet ruse, Bylykbashi: Duhet ligj për lobimet

schedule16:35 - 25 Shtator, 2022

schedule 16:35 - 25 Shtator, 2022

Shqetësimin e Amerikës për të bllokuar financimin e politikës nga paratë ruse, Partia Demokratike mendon se mund ta zgjidhë me disa ndryshime ligjore.

Oerd Bylykbashi nga grupimi i Berishës, ka listuar zgjidhjet ligjore, duke ja lënë Lulzim Bashës të gjithë përgjegjësinë e akuzave që bien ndaj PD-së se mori 500 mijë dollarë nga Rusia në vitin 2017.

Për Bylykbashin, vendi i duhur për ta trajtuar këtë cështje, është komisioni i reformës elektorale.

Sa i takon reformës territoriale, Bylykbashi thotë se propozimet e të dy grupeve të PD-së, atyre të Bashës e Berishës, nuk janë shumë të ndryshme, ndaj varianti me 92-95 bashki, është në të mirë të qytetarëve.