Financial Times: Spanja dhe Greqia nën presion për t’i siguruar sisteme të mbrojtjes Ukrainës

schedule10:31 - 22 Prill, 2024

schedule 10:31 - 22 Prill, 2024

Gjatë këtij muaji bëri një thirrje urgjente për aleatët perëndimorë për shtatë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, të tilla si Patriotët e prodhuar nga SHBA ose S-300 të zhvilluara nga sovjetikët, ndërsa Rusia po rrit fushatën ajrore dhe raketore kundër qyteteve dhe infrastrukturës energjetike të vendit.

Greqia dhe Spanja në veçanti po përballen me presion të madh nga aleatët e tyre në BE dhe NATO.

Udhëheqësit europianë u kërkuan personalisht kryeministrave spanjollë dhe grekë Pedro Sánchez dhe Kyriakos Mitsotakis në një samit në Bruksel javën e kaluar që të dhurojnë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, sipas personave të informuar mbi këtë çështje.

Dy liderëve, forcat e armatosura të të cilëve zotërojnë mes tyre më shumë se një duzinë sisteme Patriot plus të tjera të tilla si S-300, u tha se nevojat e tyre nuk ishin aq të mëdha sa ato të Ukrainës dhe se ata nuk përballeshin me ndonjë kërcënim të afërt.

Zyrtarët thanë se kishte më pak presion ndaj Polonisë dhe Rumanisë, të cilat gjithashtu kanë sisteme Patriot, për të konsideruar dërgimin e armëve në Kiev, duke pasur parasysh pozicionin e tyre më të prekshëm në kufirin me Ukrainën.

Ukraina aktualisht ka të paktën tre sisteme Patriot, një nga SHBA dhe dy nga Gjermania.

Kievi përdor gjithashtu sisteme raketore tokë-ajër me rreze të gjatë të zhvilluar nga ish-Bashkimi Sovjetik, duke përfshirë S-300 dhe S-200.

Interesi i Kievit për sistemet greke S-300

Presioni për sistemet e mbrojtjes ajrore pritet të intensifikohet në takimin e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së sot. Kievi duket se ka shprehur interes të veçantë për sistemet e vjetra S-300 të Greqisë, të cilat forcat ukrainase i kanë tashmë në arsenalin e tyre dhe dinë t’i përdorin.

“Ka vende që nuk kanë nevojë urgjente për sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore, për të qenë krejtësisht i sinqertë,” tha një diplomat i BE-së. i cili merr pjesë në përgatitjet për mbledhjen.

Ministritë e mbrojtjes në Athinë dhe Madrid nuk komentuan për gazetën britanike.

Megjithatë,për sistemet kundërajrore, Athina ka vendosur vazhdimisht si kusht për koncesionin e tyre zëvendësimin me një sistem kundërajror perëndimor funksional, i cili do të jetë në gjendje të mbulojë boshllëkun që do të jetë krijuar në mbrojtjen ajrore të ishujve të detit Egje.

Rikujtojmë se pas takimit të tij me Zelensky muajin e kaluar, Sanchez tha se Spanja “do të dërgojë rezerva të reja në vitin 2024 për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus”.

Çfarë mendon NATO?

NATO ka kryer një auditim të aftësive të mbrojtjes ajrore të shteteve anëtare të saj dhe se si janë zhvilluar ato, tha Stoltenberg, duke shtuar se “ky hartë konfirmon se ka sisteme, si Patriot, që janë në dispozicion për t’i dhënë Ukrainës”.

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes pritet të diskutojnë gjithashtu krizat në Lindjen e Mesme dhe Sudan, megjithëse Ukraina mbetet çështja më urgjente. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov do të marrin pjesë në video-konferencë.

“Diskutimi më i rëndësishëm do të jetë për të gjetur se çfarë mund të bëjnë shtetet anëtare për të mbështetur mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!