“Financial Times”: Shqipëria mund të kalojë Serbinë për anetarësim në BE

schedule13:27 - 9 Shkurt, 2018

schedule 13:27 - 9 Shkurt, 2018

“Financial Times” thekson në një editorial të saj se Shqipëria mund të kalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Analiza e së përditshmes britanike arrin në këtë përfundim duke arsyetuar problemet e brendshme të Serbisë.

Shqipëria mund të kalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kjo thuhet në një editorial të “Financial Times”, që citohet nga mediat e beogradit. “Pas zbulimit të strategjisë së zgjerimit të BE-së, perspektiva e bashkimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e largët”, citohet shkrimi nga B92. Në editorial të gazetës britanike, nënvizohet gjithashtu se Unioni nuk duhet të tërhiqet – përndryshe Rusia dhe Turqia do të “mbushin boshllëkun”.

Duke arsyetuar qëndrimin se Shqipëria mund të kalojë progresin e bërë nga Serbia, “Financial Times” shkruan: “Premtimi i BE-së për anëtarësimin ka qenë një nxitje e rëndësishme për qeveritë për të marrë vendime të vështira – Serbia ka bërë lëshime të rëndësishme në marrëdhëniet me Kosovën, për shembull. Por ka një rrugë të gjatë për të shkuar dhe ndikimi i BE-së është pakësuar. Vetëm 26 për qind e serbëve tani mendojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë”.


“Dhe pasi Komisioni Europian ka bërë mirë të theksojë se përparimi drejt pranimit do të vlerësohet objektivisht dhe se çdo shtet në teori mund të kapë kandidatët kryesorë të tanishëm (Serbinë dhe Malin e Zi) – kjo njeh përpjekjet e fundit nga vende të tilla si Shqipëria dhe i përgjigjet dyshimeve për favorizim të Serbisë në veçanti”, vijon prestigjozja që citohet nga mediat e Beogradit.

Me gjithë përparimet, asnjë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë plotësuar kushtet e duhuara për anëtarësim. Gjithashtu nënvizohet se pranimi I vendeve të tjerë është shtyrë për shkak të krizave si ajo e emigracionit që kanë prekur kontinentin e vjetër. Ndërkaq, sipas “Financial Times”, përpara zbulimit të strategjisë së BE për Ballkanin Perëndimor, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se vendi i tij po has në pengesa të mëdha në rrugën drejt Unionit. Madje ka propozuar që të pyesë popullin se si të vijojë më tej në këtë proces. Për këtë çështje, e përditshmja parashikon edhe një përplasjes mes Europës dhe Rusisë./abcnews.al