Financial Times: BE përgatit gjobë ndaj kompanisë Google 

schedule10:52 - 7 Qershor, 2018

schedule 10:52 - 7 Qershor, 2018

Komisioni Europian do të gjobisë Google për favorizimin e aplikacioneve të saj në sistemet operative android në smartfonë. Gjoba mund të arrijë deri në 11 miliardë dollarë.

Komisioni Europian përgatitet për të gjobitur Google për abuzim me pozicionin dominues p ërmes sistemit operativ Android. Kjo raportohet nga “Financial Times”, sipas së cilës një sanksion pritet të vendoset edhe pse për momentin nuk dihet entiteti. BE mund të imponojë një gjobë deri në 11 miliardë dollarë, apo e thënë ndryshe 10% të xhiros totale të Alphabet, por zakonisht sanksionet janë më të ulëta. Pas këtij lajmi, kompania prestigjoze ka pësuar rënie të aksioneve në Uall Strit.

Në harkun kohor të disa javëve, komisionerja e BE-së për konkurrencën mund të njoftojë një gjobë për dominimin tek Androidëd, sistemi operativ që gjendet në mbi 80% të smartfonëve në botë. BE njoftoi rastin e monopolit në 2016 duke akuzuar Alphabet – kontrollorin e Google – që të vendosë kushte license për Android që favorizojnë produktet dhe aplikacoinet e Google ndaj atyre rivalë. Kolosi I teknologjisë nuk pranoi akuzat.

BE ka kryer tashmë një hetim mbi Google, kompani e dënuar në qershor të 2017 me një gjobë prej 2.4 miliardë euro, sepse ajo është përgjegjëse për abuzimin e pozitës së saj dominuese duke favorizuar në internet shërbimet e saj të Google Shopping. Një hetim i tretë është në proces për të kuptuar nëse kompania i ka penguar padrejtësisht rivalët që të hyjnë në faqet që kanë përdorur motorin e kërkimit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!