Përmirësohet situata financiare e bashkive. Statistikat e Ministrisë së financave tregojnë në periudhën mars-qershor 2024 borxhet e bashkive janë ulur me rreth 700 milionë lekë.
Eksperti për pushtetin vendor Agron Haxhimali në një intervistë për “Money Report” në ABC News u shpreh se 6-mujori i parë i këtij viti është mbyllur në mënyrë pozitive.
Po ashtu ai u shpreh se sa më e lartë të jetë përqindja, aq më i shëndetshëm është buxheti.
“Performaca e mirë është falë bordit, është bindëse për qytetarët se po paguajnë për të marrë shërbim sot. Do sugjeroja që ta kishin si objektiv që në fund të këtij mandati është mirë të mos kenë borxhe.
Kudo, edhe në njësitë e qeverisjes vendore janë subjekte që ia lejon ligji që marrin hua, dhe e kanë kthimin pas me interes të madh. Bashkitë janë institucione të gjalla ekonomike që u lejohet të marrin borxh. Pjesa më e madhe e bashkive kanë një situatë më normale, që nuk ua dëmton ekonominë.
Duhet ta pranojmë që vitet e fundit taksa e pronës është një nga taksat më të shëndetshme për njësitë e qeverisjes vendore. Sikundër edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë. Këto dy tasa i japin gjallëri. 6mujori është mbyllur me pozitivitet. Kemi pasur një ekonomi të gjallë. Ka ardhur nga turizi dhe pjesa tjetër, dua ta lidh me performcën e qeverisjes vendore. Kjo taksë ka performacë të mirë, por duhet të shohim sa është mbledhur në total.
Të dhënat janë pozitive, por në fund të vitit duhet parë nëse kemi mbledhur 30, 40 apo 50 përqind.
Nëse zbatohen me korrektësi, mendoj se ne do kemi ndryshime, dinamike në ana e legjislacionit. Ky ndryshim i ligjit duhet t’i gjejë bashkitë të gatshme. Ky integrimi i sistemit për taksat duhet të funksionojnë. Edhe bashkitë kanë pjesën e tyre. Një taksë e tillë i bën bashkitë e pavarura nga pikëpamja e autonomisë financiare.”, u shpreh eksperti.
/abcnews.al