Feyenoord do të zbarkojë në Tiranë për të luajtur finalen e Conference League, teksa përballë do të ketë Romën e Jose Mourinhos, takim që do të luhet të mërkurën më 25 maj në “Air Albania”.
Në konferencën për mediat holandeze, trajneri i Feyenoord, Arne Slot ka theksuar se është krenar që skuadra e tij është në ekip që sulmon dhe çdo kundërshtarë do e ketë të vështirë të mposhtin Feyenoord.
“Ne jemi një skuadër me mendje sulmuese që i pëlqen ta ketë shumë në kontroll topin dhe luajmë me shumë intesitet. Kur nuk e kemi ne topin, duam ta fitojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke qenë agresiv dhe duke rifituar posedimin e lojës. Mendoj se jemi një skuadër që është e vështirë të mposhtet,”tha Slot.
Ndërsa më tej duke folur për mënyrën se si ekipi i tij do të përballet në finale me Romën, tekniku i Feyenoord deklaroi se do të përdorë të njëjtin sistem loje.
“Duhet të përqendrohemi te kundërshtari, te cilësitë dhe dobësitë e tyre. Ne do të luajmë sistemin tonë të zakonshëm në finale, për sa kohë që të gjithë lojtarët janë në formë,”tha Arne Slot. /f.a/abcnews.al