“Finalja” kthehet në Madrid/ Në “Santiago Bernabeu” luhet sërish Real-Dortmund

schedule13:42 - 22 Tetor, 2024

schedule 13:42 - 22 Tetor, 2024

Duan ta harrojnë sa më shpejt atë që ndodhi herën e kaluar.

Reali nuk e ka aspak qejf humbjen, sidomos në Chamopions, dhe objektivi këtë mesjavë është të lihet pas disfata në Lilë, ku për francezët shkëlqeu “dardani” Edon Zhegrova.

Kjo gjë duhet bërë sonte në “Santiago Bernabeu” ku do të riluhet finalja e edicionit të vjetshëm, Real-Dortmund.

Kampionët e Spanjës dhe të Europës nuk kanë qenë fiks si sezonin e kaluar, por gjithsesi janë favoritë për të fituar ndaj gjermanëve, dhe trajneri Karlo Ançeloti pritet të hedhë në fushë gjithë “artilerinë e rëndë”.

Belingham, Mbape, Vinisius, madje edhe Rodrigo parashikohen titullarë, ndërsa mungesa ka.

Karvahal, shënues vjet në finalen për Championsin e 15-të, është I dëmtuar, ashtu si Alaba, ndërsa Brahim Diaz pritet të jetë në stol.

Ançeloti pyetet se çfarë ka më pak ky Real nga ai I sezonit të kaluar.

Sinkron Anceloti

“Ne kemi një problem fizik. Jo që të gjithë lojtarët janë në 100 për qind të formës. Natyrisht, ka edhe ndonjë arsye tjetër. Na mbetet vetëm që të luajmë pak më shumë të bashkuar si ekip. Ndonjëherë na duhet të bëjmë presion më sipër, ndonëse kur jemi pranë portës kundërshtare, presioni është I mirë. Duhet të përmirësohemi sepse ndryshe ekipi humb unitetin e tij”.

Dortmundi, ndërkaq, është një ekip I çuditshëm këtë vit.

Gjermanët kanë formë shumë të mirë në Champions me 2 fitore në 2 ndeshje, por janë vetëm në vendin e gjashtë në Bundesligë.

Gjithsesi, trajneri Nuri Shahin, ish-lojtar I Realit, do të kërkojë rezultat në Madrid.

Njeriu që zëvendësoi teknikun e vitit të kaluar, Edin Terzic, është një emër I shquar në Dortmund, por ende duhet të provojë veten në profesionin e ri.

Mbrojtësi Zyle kthehet në ekip, ashtu siç pritet edhe portieri Korbel.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!