Finalja e Superkupës së Italisë Milan-Inter, ja sa do të jenë të ardhurat për fituesin

schedule10:30 - 17 Janar, 2023

schedule 10:30 - 17 Janar, 2023

Milan dhe Inter nesër do të përplasin brirët për trofeun e parë të sezonit, atë të Superkupës së Italisë, një ndeshje që fitorja e saj të jep moral për të ecur përpara, por edhe ndryshime në ekonominë e klubit.

Finalja e nesërme do të luhet në stadiumin “King Fahd” në Riad dhe do të jetë e fundit që do të luhet në vendin saudit pas marrëveshjes me Serie A të bërë në nëntor të vitit 2018.

Sipas raportimeve nga “Calcio Finanza”, çedo finale e Superkupës së Italisë vlen rreth 7.5 milionë euro, ku 10 % e kësaj vlere shkon për Serinë A. Pjesa tjetër, pra 90%, ndahet në dy pjesë te klubet finaliste, ku fituesi merr vetëm 500 mijë euro më shumë se humbësi.

Por kjo shifër nuk është gjithmonë e tillë, pasi vetëm kur ka finalistë klube me emër të madh atëherë shifra është e tillë, pasi edhe audienca rritet kur ndeshen në finale klube si Inter, Milan apo Juve./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!