Armando Broja ka një tjetër shans të artë me Chelsea. Sulmuesi i kombëtares është grumbulluar nga trajneri Thomas Tuchel për të qenë pjesë e ekipit për finalen e Superkupës së Evropës kundër Villareal.
Dueli për trofeun e madh do të zhvillohet të mërkurën (11 gusht, 21:00) në stadiumin “Windsor Park” të Belfastit, në Irlandën e Veriut.
Tekniku gjerman ka grumbulluar 26 futbollistë, ndërsa përveç shtatlartit nga Malësia e Madhe, nga ekipi B në listë ndodhen edhe 2 futbollistë të tjerë të rinj.
Edhe pse së fundmi është përfolur për një huazim të mundshëm drejt Serisë A, mesa duket 19-vjeçari vazhdon të ketë ende besimin e Tuchel.
Broja ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjet para-sezonale duke arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës në dy përballje.
Në sezonin e parë si profesionit, Broja ka shënuar 11 gola e ka dhënë 3 asiste me holandezët e Vitesse, ndërsa pak javë më parë ka rinovuar edhe kontratën me Chelsea deri në 2026. /abcnews.al
Portierë: Edouard Mendy, Kepa, Marcus Bettinelli, Lucas Bergstrom!
Mbrojtës: Reece James, Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen, Thiago Silva, Kurt Zouma, Ethan Ampadu, Antonio Rudiger, Ben Chilwell, Marcos Alonso, Emerson!
Mesfushorë: N’Golo Kante, Jorginho, Mateo Kovacic, Mason Mount, Tino Anjorin!
Sulmues: Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Callum Hudson-Odoi, Kai Havertz, Timo Werner, Tammy Abraham, Armando Broja!

