Finalja e parë luhet në “Air Albania”, UEFA prezanton trofeun e Conference League

schedule20:17 - 24 Maj, 2021

schedule 20:17 - 24 Maj, 2021

Sezonin e ardhshëm do të luhet edicioni i parë i kompeticionit më të ri europian për klube, Conference League. “UEFA” ka zbuluar trofeun që do t’i dorëzohet fituesit në përfundim të finales që do të zhvillohet në stadiumin e ri modern të Shqipërisë, “Air Albania”, më 25 maj 2022.

Kupa është e lartë 57.5 centimetra dhe peshon 11 kg. Ajo është e dizenjuar me 32 shufra gjarpëruese, që simbolizojnë secilën nga 32 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve.

Forma e lakuar e shufrave është frymëzuar nga fluturimi i një topi futbolli ndërsa drejtohet drejt portës. Baza dhe pjesa e sipërme është formuar nga bronzi me çelik të galvanizuar, ndërsa shufrat kanë në fund argjend shkëlqyes.

Conference League u do jetë kompeticioni i tretë për nga rëndësia për klubet europiane dhe qëllim kryesor zgjatjen e aventirës europiane për klubet e ligave të ulëta, siç është Kategoria Superiore, apo kampionatet e disa prej fqinjëve.

“Ne duam t’i bëjmë garat tona më gjithëpërfshirëse, t’u japim klubeve dhe tifozëve mundësinë të ëndërrojnë dhe të garojnë për çmimet europiane. Kjo është arsyeja pse ne krijuam UEFA Conference League.

Ne kemi 55 federata kombëtare, që përbëjnë UEFA-n, dhe është e rëndësishme t’u japim klubeve nga sa më shumë federata, mundësinë për të zgjatur pjesëmarrjen e tyre në garat europiane për aq sa të jetë e mundur”, tha presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin gjatë prezantimit të trofeut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!