Në orën 16:45 do të luhet një duel mbijetese mes Skëndërbeut dhe Kastriotit, takim i cili do të luhet në Korçë dhe është i vlefshëm për javën e 14-të të Abissnet Superiores.
Kastrioti në këtë takim do të kërkojë të mposhtë një tjetër rival në garën për mbijetesë pas fitores me Egnatias një javë më parë.
Ndërkohë nga ana tjetër Skëndërbeu do tentojë të rrëmbejë 3 pikë në shtëpi për kaluar në renditje skuadrën e Dinamos.
Trajnerët Migen Memelli dhe Ramadan Ndreu kanë vendosur edhe për “luftëtarët” e sfidës së sotme ku 3 pikët janë detyrim për të dyja skuadrat.
Formacionet zyrtare:
Skëndërbeu: Rexhepi; Meksi, Dwomfour, Bajrami, Vitija, Vangjeli; Jean Victor, Agnaldo Moraes, Mara; Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli
Kastrioti: Vata; Neziri, Okebugëu, Hussein, Rami; Onanuga, Karakaçi; Prodani, Basha, Greca; Ajazi. Trajner: Ramadan Ndreu /f.a/abcnews.al