Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”. Kjo ndeshje është shans i mirë për të “blinduar” vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte me objektivin.
Gazetari i ABC Bledar Kuka tha se Kombëtarja ka shanse të mëdha të fitojë. Megjithatë duke iu referur parashikimeve të bëra nga mediet polake, Kuka tha se flitet për një fitore 2-1 për Poloninë.
“Futbollistët tanë sot luajnë në Europë, kanë shanse të mëdha. Një prej mungesave është Cikalleshi për probleme shëndetësore. Mungon edhe Xhimshiti. Parashikimet e medieve të huaja pavarësisht vlerësimeve për Shqipërinë, median shkruajnë se do fitojë Polonia. Parashikimet e tyre ishin 2 – 1 pë Poloninë. Polonia e ka më të rëndësishme fitoren sot, është pas në renditje”, tha Kuka.
Bedri Omuri ish futbollist i Kombëtares ka evidentuar disa mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, atë të Sokol Cikalleshit i cili është me COVID dhe të Berat Xhimshitit që është i dëmtuar.
“Mungesë kryesore ëshë Xhimshiti. Përvoja e tij është shumë e madhe ndonëse mund të zëvendësohet. Edhe Cikalleshi mungon sot. Ne s’kemi çfarë humbasim, objektivat kombëtarja jonë pak a shumë i ka realizuar, presim çfarë do japin sot çunat”, tha Omuri./Abcnews.al