Me finalen e Kupës së Italisë vetëm 2 ditë larg, Federata Italiane e Futbollit ka prezantuar ditën e sotme grupin e gjyqtarëve që do të ruajnë ekuilibrat në përballjen e madhe të 24 majit mes Inter e Fiorentina.
Arbitër kryesor do të jetë Massimiliano Irrati, ndërsa anësorë janë Carbone e Lo Cicero, me Michael Fabbri, si gjyqtar të katart. “Dhoma” VAR i është besuar italianit Paolo Silvio Mazzoleni, ndërsa Marini është pozicionuar si asistent në vëzhgimet me sistemin VAR.
Në karrierën e tij, Irrati ka arbitruar plot 18 herë ndeshjet e “zikaltërve”, ku në 11 raste ndeshja ka përfunduar me fitoren e Inter, teksa llogarit gjithashtu dhe 2 barazime e 5 humbje, bilan ky pozitiv krahasuar me “violët” e Fiorentina të cilët në 12 ndeshje nën arbitrimin e Irrati kanë 4 fitore, 2 barazime e 6 humbje. /i.m /abcnews.al