Kupa e Shqipërisë do të shpallë sot fituesin e saj me një ndeshje e cila padyshim ngjall shumë kuriozitet për arsye të ndryshme. Përballë janë surpriza Kukësi, me Egnatian e cila është fituese në fuqi dhe kërkon një tjetër trofe.
Për kuksianët e rënë nga kategoria, ky trofe do të bënte më pak të hidhur këtë sezon dhe do u jepte mundësinë që të përfaqësoheshin në Europë. Ndërsa nga ana tjetër, Egnatia kërkon të vazhdojë dominimin në futbollin shqiptar, duke filluar nga Kupa, për të vazhduar në ditët në vijim me kampionatin.
FORMACIONET ZYRTARE
KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala, Reçi, Zhongo, Lleshi, Dragoshi, Mingo, Fejzaj, Salami, Solodovnikov.
Trajner: Bledar Devolli
EGNATIA: Sherri, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Fangaj, Ahmetaj, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.
Trajner: Edlir Tetova/ h.ll/abcnews.al