Finalja e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen gjyqtarët e sfidës Tirana-Egnatia

schedule14:38 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:38 - 1 Qershor, 2023

Është përcaktuar edhe ekipi i gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë sfidën e sotme, finalen e Kupës së Shqipërisë e cila do të luhet mes Tiranës dhe Egnatias në orën 19:00.

Enea Jorgji do të gjykojë finalen e Kupës dhe do të ndihmohet nga Rejdi Avdo dhe Ridigert Çokaj. Tirana nuk ka kujtime të bukura me Jorgjin në finale Kupe, duke qenë se 4 vite më parë ishte kjo treshe arbitrash kur bardheblutë u mundën me rezultatin 2-1 nga Kukësi në finale.

Në sistemin VAR, do të jetë Juxhin Xhaja. Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias është edhe e fundit e këtij sezoni futbollistik në Shqipëri, teksa fituesi do të përballet me Partizanin për finalen e Superkupës, por kjo ndeshje luhet sezonin e ardhshëm./ h.ll/abcnews.al